Hapat e parë të Baki Baliut në botën e minierave dhe tregtisë së arit u morën nën hijen e babait të tij, një minator i Trepçës.
Gjatë fëmijërisë, Bakiu nga Mitrovica shpesh e shikonte babain të kthehej në shtëpi me gurë të mbushur . të cilat ishin pasuri të fshehura – grimca ari, që kërkonin përpunim të mëtejshëm për t’u shndërruar në pasuri të vërteta.
Në një intervistë për Arbresh.info, Bakiu tregon rrugëtimin e tij për hapjen e minierave në Afrikë.
“Fillimisht babai im ka qenë minatorë i Trepçës dhe gjithmonë kur ka sjellë këso lloj gurësh në shtëpi i kam marrë i kam thyer ki i kam parë grimcat e arit të cilit i duhet një përpunim më i madh deri sa të nxirret ajo pjesë, dhe atëherë kur kam qenë i vogël i kam parë në televizione shumë emisione për Afrikë për bota të ndryshme, gjithmonë kam thënë se a mund të bëhem unë kështu dhe pa u munduar nuk do e lë. Dikur lindi ideja, emigrova në Gjermani në vitet e 90-ta atje ndërkohë e njoftova një partner që merret me këso gjëra me diamante dhe me ari. Unë edhe kam punuar për të për edhe kam mësuar se si po e bënë dhe çdoherë e kam bindur veten se kjo është rruga që unë dua dhe pastaj më erdhi ideja të shkoj në Afrikë”, tregon Baliu.
Për të një nga sfidat më të mëdha që ai ka hasur gjatë punës së tij në Afrikë ka qenë përballja me ndryshimet të thella në mentalitetin mes afrikanëve dhe shqiptarëve.
“Sfidat më të vështira kanë qenë se mentaliteti afrikan dhe ai shqiptar janë dy bota të ndryshme. Mendimi i tyre se si funksionojnë dhe ideja jonë, janë dy bota të ndryshme dhe për ta gjetur rrugën mes tyre dhe neve ka qenë mjaftë e vështirë edhe në komunikim edhe në transport dhe në mentalitet, pra çdo send ka qenë nga fillimi, pra puna në miniere ka pasur shumë sfida të vështira., por nuk kam dashur që të kthehem prapa pasi e kam filluar këtë punë dhe nuk do të ndalem”, thotë ai.
Që nga mosha 23 vjeçare, ai nisi këtë rrugëtim.
“Unë me tregti kam filluar të merrem me 23-24 vjeç, pra në atë kohë ja kam nisur kur kam shkuar në Afrikë në vitin 2004, dhe atje e kam blerë një diamant që e kam pasur një sukses që nuk e kam pritur por pata fat e bleva një guri nga një minierist e sjella në Gjermani ku më dha më shumë vullnet dhe thashë se po funksionoja, por që ka qenë rrugë herë poshtë herë lart”, pohon ai.
Aktualisht, Baliu ka dy miniera të tij, ndërsa katër të tjera i menaxhon në partneritet me ortakë.
“Unë për momentin tash i kam dy miniera, dy i kam të mijat ndërsa katër i kam me ortak, të cilët janë shqiptar dy janë të juaj polak-çek. Miniera për ta menaxhuar tash për tash është shumë më e kollajshme sepse ne i kemi kapërcyer të gjitha sfidat i kemi mësuar rrugët e dimë se çfarë mund të ndodhë, i kemi pajisjet që e gjejmë arin më lehtë. Minierën e parë e kam hapur para pandemisë në vitin 2020 ndërsa minierën e dytë menjëherë në vitin 2021 pra pas një viti që atë kohë ka pasur blerës më shumë”, shprehet ai.
Mitrovicasi thekson se në minierat e tij në Afrikë punojnë edhe shumë shqiptarë, të cilët gëzojnë një pagë pre 4500 euro.
“Punëtoret shqiptarë që e menaxhojnë punën e kanë diku rrogën 4500 euro plus të gjitha kostot që kanë shpenzime i marrim ne. Kushtet për të jetuar janë të mira por për të qëndruar janë të vështira sepse është shumë vapë e madhe”, tregon Baliu.
Ai thekson se shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të arritur sukses dhe për të bërë gjëra të mëdha në botë./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...
Këshilltari i komandantit të KFOR-it takon kryetarët e zgjed...