Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga e hëna do të mbyllet për qarkullim rruga Kllokot-Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë deri në fshatin Budrigë e Poshtme.
Sipas njoftimit, rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim për 15 ditë, prej orës 07:00 deri në orën 18:00, për shkak të punimeve.
“Ju njoftojmë së për shkak të punimeve në rehabilitimin e një segmenti të rrugës Rajonale R221 Kllokot – Gjilan, gjegjësisht nga fshati Radivojcë, deri në fshatin Budrigë e Poshtme, do të mbyllet kjo pjesë e rrugës, nga data 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i mbyllur për 15 ditë për qarkullim prej orës 07:00 deri në orën 18:00 e kësaj rruge”.
Ministria ka bërë thirrje që gjatë kësaj kohe automjetet jo më të mëdha se 3.5 tonë të shfrytëzojnë rrugën alternative, ndërsa banorët e vendbanimeve përgjatë këtij segmenti mund të shfrytëzojnë me kujdes të shtuar rrugën ekzistuese, thuhet në komunikatën për media. /arbresh.info/

Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...