Numri i të infektuarave me coronavirus në vendin tonë ka shkuar në 250. Vetëm dje në komunën e Ferizajt u konfirmuan 18 persona të infektuar nga ky virus.
Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu në një prononcim për Telegrafin bëri të ditur se këta persona gjysma janë familjarë dhe gjysma tjetër kolegë të 65 vjeçarit që humbi jetën ditë më parë, i cili ishte punëtorë në “Bondsteel”.
“Burimi i saktë i infeksionit nuk dihet, por personi i parë që ka qenë dhe tashmë është i ndjerë ka qenë puëntor i Bondsteel, të 18 rastet që kanë rezultuar mbrëmë pozitiv me COVID-19 janë kryesisht familjarë të tij dhe kolegë, pra gjysma prej tyre janë familjarë dhe gjysma punëtorë të “Bondsteel”, ka thënë Aliu.
Ai ka shtuar se në mesin e këtyre personave të prekur me COVID-19 nuk ka fëmijë, përderisa ka theksuar se mosha e tyre është e re dhe e mesme.
Aliu ka theksuar se këta persona kanë qenë të izoluar që nga 6 prilli.
“Kanë qenë të izoluar qysh nga 6 prilli, në momentin kur personi që ka punuar në “Bondsteel” dhe ka ndërrua jetë, ne kemi bërë listën e kontakteve dhe nga kjo listë pastaj menjëherë janë vetizoluar dhe kanë respektuar masën e vetizolimit deri sa janë marrë mostrat dje ku pastaj kanë rezultuar pozitiv”, u shpreh Aliu për Telegrafin.
Aliu shtoi se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.
“Kamë komunikuar sot, gjendja e tyre është e mirë ka prej tyre që nuk kanë asnjë simptomë që lidhet me virusin pavarsishtë që kanë rezultuar pozitiv me coronavirus”, tha i pari i Ferizajt.
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...