Gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” raporton se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, më 27 qershor, ditë kjo kur do të mbahet edhe takimi Kosovë-Serbi i caktuar nga Richard Grenell.
“Të shtunën, ai do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Trump dhe të dërguarin e tij për Ballkanin, Richard Grenell, për të diskutuar rreth iniciativës të drejtuar nga SHBA’të për një marrëveshje paqe mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në shkrimin e NYT.
Lexo Edhe:
PDK e Vetëvendosje thonë se nuk do të votojnë për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare
Para këtij udhëtimi dhe takimi me Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 26 qershor Vucic do të takohet në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, i cili në vazhdimësi ka pohuar se një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi duhet të miratohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Më 27 qershor në Washington do të udhëtojë edhe delegacioni nga Kosova i përbërë nga kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti, Hashim Thaçi.
Tre persona arrestohen në Prishtinë pas një përleshjeje me m...
Vazhdon kriza e Lakers, pësojnë humbjen e radhës e tretë rad...
Arrestohet i dyshuari që plagosi tre persona në Deçan
Stuhia e akullit mbyll shkollat, anulon fluturimet dhe paral...
MARCA zbulon një arsye tjetër çka e çoi Alonson drejt largim...
Vjen puthja e parë mes Dolces dhe Limit