Nesër në Komunën e Podujevës do të bëhet zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.
Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, ku siç kanë njoftuar në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi në Sheshin e Qytetit në Podujevë, nesër në orën 13:00, në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Ftohen të gjithë qytetarët që të na bashkëngjiten në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...