Nesër vendoset për seancën e radhës së Kuvendit

19:53 | 22 Nëntor 2015
M. A.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në orën 11:00.

Nesër në orën 11 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme.

Lajmin për RTK’në e ka konfirmuar Blerim Latifi, këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Për shkak të bllokadës tash e disa muajshe të opozitës, kanë mbetur pa u shqyrtuar një sërë projektligjesh në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale