Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku një paciente e mitur ka ndërruar jetë gjatë trajtimit mjekësor në repartin e Pediatrisë.
Viktima është Loresa Shala, 12 vjeçe, nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës. Familja ka njoftuar se varrimi i saj do të bëhet nesër në varrezat e fshatit.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka dhënë detaje për rrethanat fillestare të ngjarjes.
Sipas tij, nga mjeku përgjegjës i repartit është konfirmuar se 12-vjeçarja ishte pranuar për trajtim më 17 dhjetor 2025, rreth orës 23:50, ndërsa kishte ndërruar jetë më 18 dhjetor 2025, rreth orës 15:55.
“Me datën 18.12.2025, rreth orës 16:00, Stacioni Policor Prizren ka pranuar informatën se një paciente kishte humbur jetën në rrethana ende të panjohura. Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, në Qendrën Emergjente – Repartin e Pediatrisë të Spitalit Rajonal në Prizren. Nga mjeku përgjegjës i repartit, në cilësinë e dëshmitarit, është marrë konfirmimi se viktima, gjinia femërore, rreth 12 vjeçe, ishte pranuar për trajtim më 17.12.2025, rreth orës 23:50, ndërsa më 18.12.2025, rreth orës 15:55, kishte ndërruar jetë”.
Hetimet lidhur me rrethanat e vdekjes janë duke vazhduar.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente të Stacionit Policor Prizren, si dhe Njësia e Hetimeve Rajonale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si hetim i vdekjes dhe trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e obduksionit. Rasti, për hetime të mëtejme, i është kaluar Hetimeve”, tha Bytyqi./Arbresh.info
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”