Stabiliteti i furnizimit me energji elektrike pritet të kthehet nesër, kjo pasi njësia B1, e cila ka dalë jashtë funksionit mbrëmë, pritet të rikthehet në punë që nga dita e nesërme, transmeton arbresh.info.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se sot në mëngjes, më 5 janar 2016, me qëllim të ndërmarrjes së disa intervenimeve të domosdoshme teknike, KEK ishte i detyruar të ndal njësinë B1 të Termocentralit “Kosova B”.
“Për këtë ndalje, konform praktikave standarde të veprimit që zbatohen në raste të tilla, në mënyrë që të mundësojë ndërmarrjen e hapave adekuat, KEK-u ka informuar KEDS/KESCO-n, që ka përgjegjësi dhe menaxhon me import dhe eksport të energjisë, para se të ndalet njësia në fjalë që mbrëmë më 04 janar 2015. Me këtë rast, pritet që punët e parapara gjatë kësaj ndalese të kryhen me një dinamikë të shtuar dhe njësia B1 të kthehet në punë nesër”, njofton KEK-u.
Si pasojë e kësaj prishjeje në Termocentralin “Kosova B”, shumë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike që nga orët e para të ditës së sotme. Madje në komunën e Podujevës është raportuar se ndërprerjet e energjisë elektrike kanë shkuar deri në 5 orë gjatë natës.
Gjendje hiç më e mirë nuk mbretëron as në komunën e Fushë Kosovës, ku raportohet se gjatë natës ka pasur ndërprerje të gjatë të energjisë elektrike, dhe e njëjta ka vazhduar edhe gjatë ditës./Arbresh.info
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...