Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, më 29 korrik, do të nisin punimet për përmirësimin dhe vendosjen e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në rrugën “Enver Maloku”.
Sipas njoftimit, punimet do të përfshijnë vendosjen e sinjalistikës rrugore, ndarjen e shiritave të qarkullimit, përfshirë linjat e autobusëve, korsitë për biçikleta, vijat e bardha dhe vendkalimet për këmbësorë, si dhe masa shtesë për rritjen e sigurisë rrugore.
Komuna ka bërë të diture se punimet do të zhvillohen në orarin 00:00 – 05:00, ndërsa gjatë kësaj periudhe do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim dhe ndalesa të shkurtra, nga kryqëzimi i rrugës “Enver Maloku” me rrugën “Xheladin Rekaliu” dhe “Edmond Hoxha” deri tek kryqëzimi me rrugën “B” – “Agron Rrahmani” (rrethrrotullimi).
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë të respektoni sinjalizimin e përkohshëm dhe udhëzimet e stafit në terren, për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e punimeve”, thuhet në njoftim. /Arbresh.info/
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin