Nesër duke filluar nga ora 11:00, të rinjtë nga Skenderaj do të luajnë në shesh lojën më të famshme aktualisht në Kosovë” Ludo King”.
Kjo lojë nuk do të luhet në telefon siç është zakon, por, të rinjtë nga Skenderaj kanë vendosur që për nderë të 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës të zhvillojnë këtë aktivitet në sheshin e Skenderajt.
Koordinatori i Qendrës Rinore Publike në Skenderaj, Arben Veliu ka konfirmuar për portalin arbresh.info se loja do të luhet nesër duke filluar nga ora 11:00.
Veliu ka thënë se kjo lojë nuk do të luhet në telefon si zakonisht, por do të luhet me ikona që përdorën në stërvitje në futboll dhe sporte të tjera.
Për shpërblim, Veliu ka thënë se fituesit do të ftohen për një kafe dhe nga një ëmbëlsirë, në ëmbëltoren e Qendrës së Rinisë së Skenderajt./Arbresh.info
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...
Australia emëron për herë të parë një grua në krye të ushtri...
Haradinaj: Gjatë përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, rajo...
Përfundon armëpushimi për Pashkët/ Rusia dhe Ukraina rinisin...
Real Madridi merr lajmin e madh, Kylian Mbappe rikthehet në ...
Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK...