Nesër në Galicë të Drenicës bëhet rivarrimi i eshtrave të familjarëve të heroit kombëtar Azem Bejta.
96 vite më parë, në gushtin e vitit 1920 ushtria serbe , në fshatin Duboc të Drenicës, kishte pushkatuar nënën e Azemit, Sherifen 60 vjeçare, motrën e tij, Mihanën 38 vjeçare, mbesën e tij, Zojën 5 vjeçare dhe një grua tjetër nga fshati Baicë.
Kjo masakër ishte pjesë e planit që kishte vënë në zbatim qeveria e Nikola Pashiqit për dobësimin e kryengritjes në Drenicë përmes eliminimit të familjeve të luftëtarëve të përfshirë ne kryengritje. Gjatë asaj vere Azem Bejta me çetat e tij kishte arritur të shkatërronte të gjitha stacionet e xhandarmërisë serbe në rajonin e Drenicës.
Për 96 vite eshtrat e familjarëve të Azem Bejtës kishin qëndruar në një varr të përbashkët të pashenjuar në fshatin Duboc, por për të cilin ishte ruajtur kujtesa popullore.
Ceremonia e rivarrimit do të zhvillohet nesër në Galicë duke filluar nga ora 10:00.
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...