Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, PAN ka kërkuar edhe disa ditë deri në arritjen e sigurimit të numrave për konstituimin e Kuvendit si dhe vazhdimin formimit të institucioneve të tjera udhëheqëse në vend.
E si mundësi për mbajtjen e seancës së ardhshme është përmendur data 7 shtator, por qe nuk është konfirmuar ende.
Informacione, për datën e mbajtjes se seancës nuk kanë as në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Nuk dihet ende asgjë, s’kemi as ne asnjë informacion”, ka thënë një burim brenda PDK-së.
Gjithashtu Indeksonline mëson se gjatë ditës së nesërme pritet të mblidhet kryesia e PDK-së, ku do të diskutoj për zhvillimet e fundit dhe për diskutimin e datës së mundshme për seancën e ardhshme.
Duhet përkujtuar që në seancën e fundit, deputeti nga radhët e kësaj partie, Enver Hoxhaj ka kërkuar në emër të koalicionit PAN, se këtij koalicioni i duhen më shumë se 10 ditë dhe me pak se dy jave për të siguruar numrat e nevojshëm për të votuar Veselin për kryeparlamentar.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...