Të premten prej orës 10:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Kjo e bë e ditur përmes një komunikate për medie, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet se pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë kërkesa e 40 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.
Kujtojmë që gjatë ditës partitë opoiztre në vend kanë njoftuar se kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit lidhur me dyshimet për abuzim seksual të një të miture në Drenas.
Në arsyetim të kërkesës për këtë seancë, theksohet se “rastet e raportimeve publike të dhunimeve dhe abuzimeve seksuale tek të miturit dhe tek vajzat e gratë brenda institucioneve të Kosovës nuk janë më të izoluara”.
“Këto raste tashmë janë kthyer në fenomen”, thuhet në arsyetim, ku shtohet se “mbrojtja e integritetit fizik dhe moral i të miturve, vajzave dhe grave është përgjegjësi ligjore prej ministrive të linjës deri tek agjencitë ligjzbatuese që mbikëqyren nga Qeveria, Kuvendi, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor dhe Avokati i Popullit.
Ndryshe e mitura nga Drenasi dyshohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga mësimdhënësi i saj, dhe më pas nga një hetues policor./Arbresh.info/
Lexo edhe: VV, LDK e Alternativa kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për rastin e të miturës në Drenas
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...