Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore për shqyrtimin e marrëveshjes për pranim të fajësisë të arritur mes të akuzuarit Igor Popoviq dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Seanca pritet të mbahet nga ora 10:00.
Ndryshe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj ndihmësdrejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, i cili u arrestuar muajin e kaluar nga Policia e Kosovës, pasi ka mbajtur fjalim kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hoçë të Madhe të Rahovecit.
Sipas aktakuzës, më 18 korrik 2025, rreth orës 12:00 në Rahovec, i pandehuri I.P. ka mbajtur një fjalim publik me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse ndaj grupeve etnike, duke nxitur publikisht mosdurim dhe përçarje ndëretnike.
Në deklarimin e tij publik, i pandehuri ka përdorur gjuhë me përmbajtje që nxit urrejtje, duke theksuar se “Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit… dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë…” dhe duke bërë thirrje që “Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe”.
Prokuroria vlerëson se me këto veprime, I.P. ka nxitur mosbesimin dhe mosdurimin ndaj diversitetit etnik në Kosovë, duke cenuar bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve.
I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...