Qytetarët e Bullgarisë nesër do të dalin në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat mbahen pasi që kryeministri Bojko Borisov nga partia e djathtë. Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë, dha dorëheqje pas humbjes së kandidates së tyre në zgjedhjet presidenciale.
Sipas anketave të fundit, kjo parti sërish mund të fitojë numrin më të madh të votave. Analistët vlerësojnë se partia e Borisov shumë lehtë mund të formojë koalicionin qeveritar, ndonëse parashikohet që kjo qeveri do të jetë jo stabile.
Borisov, kryeministri i vetëm që nga rënia e komunizmit që është zgjedhur në dy mandate, në nëntor dha dorëheqje, duke përmbushur premtimin se do të japë dorëheqje nëse kandidati i tij pëson humbje në zgjedhjet presidenciale.
Partia e tij premton luftë kundër korrupsionit, ngritjen e pagave minimale në 332 euro dhe pagës mesatare në 766,9 euro në katër vjetët e ardhshëm.
Konkurrenti kryesor do të jetë koalicioni i së majtës BSP, e cila në zgjedhje hyn pas fitores bindëse të kandidatit të saj Rumen Radev në zgjedhjet presidenciale në nëntor të vitit të kaluar. Liderja e së majtës, Kornelia Ninova tha se do të ndryshojë sistemin tatimor me vendosjen e tarifave të njëjta prej 10 për qind për të gjithë qytetarët, me përjashtim të atyre që fitojnë më shumë se 5.000 euro në muaj, të cilët do të tatimohen me 20 për qind.
Sipas analizave, partitë tjera nuk kanë ndikim të madh në situatën politike në Bullgari, e cila vlerësohet si jo stabile. Ndryshe, Parlamenti bullgar ka 240 vende.
Sulmet ruse në Ukrainë, mbledhje urgjentisht KS i OKB-së
Picula: Me këngë çetnike dhe “botën serbe”, Serbia mund ta h...
Dy familje në Fushë Kosovë mbesin pa strehim pas vërshimeve,...
Aeroporti i Vlorës/ Pacolli kërkon ndërhyrjen e Ballukut dhe...
Bora fiton në Prizren
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë