Biznesmeni nga Prishtina, njëherit pronari i hotelit ‘Princi i Arbërit’ në Vranjevc, Florim Maloku i cili ishte dënuar me 8 vite burg në Maqedoni nën akuzën për ‘Vjedhje të Bankës’ do të lirohet nesër.
Burime të portalit arbresh.info kanë konfirmuar këtë lajm duke thënë se biznesmeni Florim Maloku nesër do të kthehet në Kosovë.
Kohë më parë arbresh.info pati shkruar se rasti i biznesmenit Maloku ishte i montuar nga shteti i Maqedonisë për arsyet që nuk diheshin.
Madje në një intervistë për portalin arbresh.info djali i tij Faton Maloku kishte thënë se babai i tij ishte akuzuar pa prova duke cekur se edhe ‘Komiteti i Helsinkit’ dhe ‘Ambasada e Kroacisë’ që nga fillimi e kishin përcjellë rastin e biznesmenit Maloku dhe kishin thënë se është rast i montuar.
Po ashtu edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Lube Boshkoski, në një konferencë për media kishte komentuar dënimin e biznesmenit Florim Maloku duke thënë se ai është në burg për një vepër që nuk e kishte kryer./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...