Nesër konferenca e radhës në rastin e Salih Mustafës

22:27 | 8 Qershor 2021

Nesër do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa.

Konferenca do të fillojë në orën 09:30 në Hagë.. Kështu është bërë e ditur në faqen zyrtare  të Gjykatës Speciale, shkruan arbresh.innfo.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Mustafa nga Prokurori i Specializuar në Hagë akuzohet për “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Paraqitja e parë e ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa para gjykatësit të procedurës paraprake ishte bërë më 28 shtator./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara