Komuna e Prishtinës njofton se të mërkurën do të mbahet ceremonia e hapjes së qendrës për trajtimin e qenve endacakë.
Në njoftimin nga komuna thuhet se kjo qendër e re do të luajë një rol të rëndësishëm duke ofruar një sistem të strukturuar dhe të specializuar për kujdesin dhe rehabilitimin e qenve endacakë.
“Kjo qendër e re do të luajë një rol të rëndësishëm duke ofruar një sistem të strukturuar dhe të specializuar për kujdesin dhe rehabilitimin e qenve endacakë. Ajo do të kontribuojë në reduktimin e numrit të qenve në rrugë, përmirësimin e shëndetit të tyre dhe promovimin e mirëqenies së kafshëve”, njofton komuna.
Gjithashtu, qendra do të ofrojë mundësi për adoptim dhe do të krijojë një ambient të sigurt dhe mbështetës për qen të braktisur./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...