Nesër në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit (QNR) fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve.
Kështu ka bërë të ditur zyra për media e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), shkruan arbresh.info.
“Ju njoftoj se nesër (e shtunë, 30 tetor, ora 09:00) fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve që u takojnë Zgjedhjeve Lokale për Kuvende Komunale të cilat u mbajtën më 17 tetor.”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.
Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se rezultati e raundit të parë të zgjedhjeve nuk mund të certifikohen në këto komuna si Shtime, Ferizaj, Podujevë dhe Kllokot, pasi që ka pasur ankesa dhe ende nuk është vendosur për to.
Në zgjedhjet e 17 tetorit, 17 kandidatë kanë fituar votat e mjaftueshme për kryetar, ndërsa në 21 komuna do të ketë raund të dytë të zgjedhjeve./arbresh.info/
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...