Me rastin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryeministri i vendin Albin Kurti nesër do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh.
Fillimisht, Kurti do të bëjë homazhe te varri i ish- presidentit Ibrahim Rugova në Velani të Prishtinës në ora 08:30.
Pas kësaj, Kurti do të bëjë homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Velani në ora 08:40.
Aktivitetin, i pari i ekzekutivit kosovarë e vazhdon në Prekaz, ku do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial
“Adem Jashari” në ora 09:30.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, Kurti më pas do të bëjë nderim te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në sheshin “Nënë Tereza” Prishtinë në ora 11:00.
Nga ora 13:00, kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia do të vizitojnë Spitalin e Pediatrisë në QKUK, me rastin e përurimit të rezonancës në këtë spital.
Aktivitetet Kurti i përmbyllë në Hotelin “Emerald” ku do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga krerët shtetërorë me rastin e Ditës së Çlirimit në ora 18:00./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Kosova nesër feston Ditën e Çlirimit, kjo është agjenda e presidentes Osmani
Aksident në rrugën Prishtinë – Podujevë, përfshihen 5 ...
E papritur: Bëhen bashkë Limi dhe Edi
Poloni, hapet labirinti më i madh i borës në Evropë
Rrugët drejt pikave kufitare të kalueshme, por me borë dhe a...
Prokuroria në Mitrovicë kërkon paraburgim për 10 prej kryesu...
Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar res...