Në kuadër të aktiviteteve ,,Ditët e Diasporës 2019’’ në përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në Deçan bëhet hapja e Panairit Veror 2019 në qendër të qytetit të Deçanit Edicioni i 6-të.
Agjenda
E premte datën 19.07.2019 në ora 16:00, në qendër të qytetit të Deçanit sheshi ,,Mentor Tolaj ’’
Hapjen e panairit do ta bëjë kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ku të pranishëm do të jenë kryetari i Komunës së Ulqinit, përfaqësues nga Komunat Plavë dhe Gucis, zyrtarë institucional, deputet , pjesëmarrës të panairit etj.
E shtunë 20.07.2019 ora 16:00 deri në ora 22:00 dita e dytë e panairit dhe mbyllja e panairit.Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të Ditëve të Diasporës, ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera. /arbresh.info/

Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...