Nesër, më 21 janar 2016, bëhen dhjetë vjet nga vdekja e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. I cilësuar si arkitekt i pavarësisë së Kosovës, Rugova ishte një ndër themeluesit kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Si president i Kosovës, Rugova kishte shërbyer mes viteve 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ndër tjerash, Rugova njihej edhe si shkrimtar dhe intelektual i shquar.
Duke e pasur parasysh rolin e tij historik, Rugova ishte quajtur “Gandi i Ballkanit”, për t’u shpallur “Hero i Kosovës” pas vdekjes së tij.
Ibrahim Rugova vdiq me 21 janar 2006, ndërsa u varros me nderime te larta shtetërore dhe ushtarake. Funerali i Ibrahim Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare.
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...