Nesër shërbimi i Trafikut Urban do të jetë pa pagesë.
Kështu ka bërë të ditur zyrtari për Komunikim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri në një lidhje të drejtpërdrejtë në Emisionin “Prite të Gjelbrën” të RTV21
Autobusët pa pagesë do të jenë ata që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara.
Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ky vendim është marrë si rezultat i masave emergjente për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, me ç’rast nga nesër do të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente.
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...