Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” po vazhdon edhe këtë vit me aktivitete vetëdijesuese për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, të cilat po konkretizohen me aksione pastrimi nëpër lokacione të ndryshme të vendit.
“Nesër, më 24 mars, vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” do të organizojnë aksion pastrimi në Komunën e Shtërpcës, duke filluar nga ora 10:00”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.
Aksioni do të realizohet në bashkëpunim me banorë të komunitetit serb dhe shqiptarë në Shtërpcë, me të cilët do të largohet një sasi e madhe e mbeturinave nga ky qytet.
Për organizimin e këtij aksion ka ndihmuar edhe Këshilli i Veprimit Rinor të Shtërpcës, ndërsa do të marrin pjesë edhe zyrtarë nga kjo komunë dhe zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Po ashtu, aksionit do t’i bashkohen edhe kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, nga komuniteti serb.
Iniciativa “Let’s Do It Kosova”, njofton të gjithë qytetarët, se aksionet e tilla do të vazhdojnë edhe më tej, prandaj u bëjmë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...