I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka komentuar koalicionin e PAN-it duke thënë se ka qenë gabim ky koalicion.
“Ka qenë gabim i madh i formimit të PAN-it sepse PDK-në e kanë dëmtuar në mënyrë drastike sepse ata kanë pasur gjithmonë votuesit e tyre në 30%. Tani e gjithë kjo është reduktuar dikund në 34% me koalicion, do të thotë ishte gabim trashanik. Po ashtu Ramushi ka bërë gabim të madh që nuk ka ecur vetë në këtë rrugëtim sepse do të përjetonte fitoren që ia fali VV-së praktikisht”, ka thënë ai.
Sipas tij në këtë mënyrë ata duhet të bëjnë një ri-ekzaminim të vetëdijes së tyre.
“Në këtë mënyrë si e shoh unë nuk do të funksionoj ky koalicion. Ne si AKR nuk ua bëjmë votat dhe marrëveshjes me LDK-në i qëndrojmë ku për formim të institucioneve jemi unik. Ndërsa nëse shkojmë prapë në zgjedhje mund të hyjmë edhe pa LDK-në por kjo më shumë mund të ndodh vetëm nëse ndryshohet diçka në marrëveshje e ata e dinë se nëse ndodh kjo ne nuk kemi obligim që të jemi prapë më me ta”, ka deklaruar ai./Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës