NATO tha se nëse mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës zgjerohet, Këshilli Veri-Atlantik do të duhet të rishqyrtojë nivelin e angazhimit në Kosovë.
“Çdo ndryshim në strukturë, mandat apo mision të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të vendoset nga autoritetet e Kosovës. NATO e mbështet Forcën e Sigurisë së Kosovës me mandatin e tanishëm”, tha një zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.
Komentet vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës ka iniciuar tri ligje për miratim në Kuvend, përmes të cilave Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë kompetenca të njëjta si një ushtri e rregullt.
Ligjet janë proceduar pasi deputetët serbë kanë thënë se nuk do ta votojnë ushtrinë e ardhshme të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese./REL/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026