Komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Salvatore Cuoci, ka deklaruar se në rast të formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, anëtarët e NATO-s individualisht do të vendosnin për qëndrimin e tyre në Kosovë.
Ai në një intervistë për Vecernje Novosti vuri në dukje se NATO tani nuk ka plane për të ndryshuar ose reduktuar misionin në Kosovë.
“Formimi i forcave të armatosura të Kosovës është një vendim i institucioneve të Kosovës, në përputhje me procedurat kushtetuese. Në rast të formimit të forcave të armatosura, anëtarët e Aleancës do të vendosnin individualisht nëse forcat e KFOR-it do të qëndronin në territorin e Kosovës”, tha gjenerali italian.
I pyetur nëse KFOR-i i trajnon anëtarët e FSK-së, gjenerali Cuoci tha se KFOR-i “në mandatin dhe detyrat e tij mbështet zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së që duhet të jenë në gjendje t’i përgjigjen situatave të krizës”.
Pacolli përshëndet nga Lugano: Ju uroj një vikend të qetë e ...
Fundi i mandatit të Osmanit, deputetja britanike: Gabim të h...
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...