Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dërguar kritika të ashpra në adresë të kryeministrit në dorëheqje dhe fituesit të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, Albin Kurti.
Haradinaj para gazetarëve tha se Kurti është veç një mashtrues që po e mban peng gjithë vendin, raporton Arbresh.info.
“Kjo pyetje duhet me ju bë vec një njeri, mashtruesit Albin Kurti. Për fat të keq jemi duke e paguar çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Për mua nuk është befasi, ju e dini vlerësimin tim për të, por edhe kjo situatë duhet të marr fund dukur. Pra, mashtruesi s’mundet pa kufi mu tall me neve”, tha Haradinaj.
Sipas tij, Kurti ka marrë shumicën dhe po e mban peng Kosovën, ndërsa gjithë të tjerët, përfshirë këtu edhe veten e tij, tha se janë peng i tij.
“Gjithë ne të tjerët jemi peng i tij dhe nuk bën me shku në pa kufi. Këto takimet tjera, përrallat, piu kafe ky me atë, janë veç hajgare. Një njeri është duke e mbajtur peng Kosovën, duke i bë të këqija, vazhdon mi bë të këqija, unë s’jam i befasuar, sepse unë kam deklaruar kush është ky njeri, por le të mbushemi mend një herë e përgjithmonë dhe ta kuptojmë”, tha Haradinaj.
Ndryshe, deri më tani, vazhdimet e seancës nuk kanë zgjatur më shumë se 2-3 minuta, për shkak të mungesës së votave të nevojshme për formimin e Komisionit për votim të fshehtë, i cili do të mundësonte votimin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.
Përpjekja më e fundit për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish të martën, duke e thelluar më tej ngërçin institucional në vend.Arbresh.info/
LEXO EDHE
Deputeti i PDK-së: Rutina është e njëjtë, seriali është i njëjtë, veç episode po ndërrohen
Haradinaj në Rahovec, prezanton planin katërvjeçar për të ar...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...