Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror me gjashtë vetura në qytetin e Gjilanit të shtunën në mbrëmje.
Rastim për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani i cili tha se nëntë personat, sipas raportit të mjekut, kanë pësuar lëndime të lehta.
Sipas njoftimit, aksidenti ka ndodhur pas orës 22:00 në rrugën “Lufta e Gjilanit”.
Ndërkaq rasti është duke u hetuar.
“Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:14, kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në rrugën “Lufta e Gjilanit 44″ në qytetin e Gjilanit. Në këtë aksident të përfshira kanë qenë gjashtë automjete, ku përpos dëmeve material lëndime të lehta trupore kanë pësuar nëntë persona. Të njëjtit janë dërguar në qendrën Emergjente të Spitalit rajonal të Gjilanit ku janë duke pranuar tretman mjekësor.vb Rrethanat e këtij aksidenti po hetohen nga hetues të aksidenteve nga Njësiti rajonal i Komunikacionit Rrugor në Gjilan.”, tha Osmani./Arbresh.info/
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...
Gjuajtje me armë në Skënderaj nga një veturë në lëvizje, pol...
Shtatë mrekullitë e kanellës për shëndetin