Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu sot nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ndërtimin e objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Vlera e këtij projekti është 1 milion e 250 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria e Shëndetësisë.
Ky projekt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës se infrastrukturës së kujdesit shëndetësor, thuhet në komunikatë.
Përmes këtij investimi do të arrihet, përmirësimin i cilësisë në shërbimet shëndetësore, përmirësimin e kushteve për personelin shëndetësor si dhe rritja e performancës së shërbimeve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Afati i realizimit të projektit sipas këtij Memorandumi është paraparë të arrihet deri në vitin 2025. /arbresh.info/
Premier League zbulon trajnerin dhe lojtarin më të mirë për ...
BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka af...
Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim delegacionin e K...
KMLDNj për shtrenjtimin e rrymës: ”ZRrE-plaqkitës të paskrup...
FOL i ka ndarë Gjykatës Themelore në Ferizaj “Çmimin për Gjy...
Ish diplomati, Maloku dorëzon kallëzim penal kundër ministre...