Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, dhe Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë nënshkruar sot një Memorandum bashkëpunimi.
Ky Memorandum ka për qëllim marrëveshjen në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës për pjesëmarrjen e stafit të autorizuar nga MPB-ja në cilësinë e vëzhgimit në provimet për shofer si dhe përshkrimi i kushteve dhe mënyra e pjesëmarrjes së zyrtarëve të MPB-së.
Në zbatim të nenit 124, të Ligjit Nr.05/L-064 për Patentë shoferi, pjesëmarrës në mbikëqyrjen e mbajtjes së provimeve do të jenë edhe zyrtarë të autorizuar të MPB –së.
Gjithashtu, MI siguron se në testimet për shofer do të përfshihen zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja.
Më tej, në këtë memorandum thuhet se zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja dhe MI-ja do të angazhohen me vendim të ministrit të MI -së./arbresh.info/
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...