Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) dhe ndërmarrja publike “Trepça”, sot kanë nënshkruar një marrëveshje në afat prej tre vjetësh.
Përmes kësaj maarrëveshjeje, minatorët e “Trepçës” do të kenë përkujdesje të shtuar mjekësore që do të mund të realizohen në kuadër të institucioneve dytësore dhe tretësore që janë në nivel të ShSKUK-së.
“Po ashtu, këtë të drejtë do ta gëzojnë edhe punëtorët e minierave të tjera që menaxhohen nga ky institucion. Po ashtu, punëtorët do të ju nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore dhe psikologjike nga ekspertët e ShSKUK-së”, thuhet në njoftim.
Në emër të drejtorit të ShSKUK-së, Elvir Azizi, marrëveshjen e ka zyrtarizuar, Dr. Ardian Shefkiu, U.d. drejtor mjekësor, kurse për ndërmarrjen publike “Trepca”, U.d. kryeshefi ekzekutiv, Faton Ahmeti.
Bëhet e ditur se kjo marrëveshje është me mundësi rishikimi ndërmjet dy palëve, pas tre vjetësh./Arbresh.info/
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro