Gjatë vizitës treditore në Mal të Zi, ekipi i IKKL-së i udhëhequr nga Atdhe Hetemi, zhvilloi një sërë takimesh në Podgoricë dhe Ulqin, të cilat rezultuan me nënshkrimin e marrëveshjeve bashkëpunimi dhe dorëzimin e materialeve arkivore të rëndësishme për misionin e IKKL-së.
Hetemi nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir Gjeka, për shkëmbim përvojash dhe dokumentacioni. Mbështetje të plotë për misionin e IKKL-së dhanë edhe Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, dhe Sekretari Shtetëror, Astrit Hoxha.
Në takim me Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, u nënshkrua procesverbali për dorëzim-pranim të materialeve arkivore, ndërsa palët u pajtuan për vazhdim të bashkëpunimit institucional.
Materiale të rëndësishme u shkëmbyen edhe nga Radio Televizioni i Malit të Zi. Gjatë takimit me z. Senad Gilaj, redaktor i Programit për Pakica, dhe z. Predrag Vukçeviq, shef kabineti, RTCG dorëzoi materiale arkivore për fondin e IKKL-së. Po ashtu, bashkëpunimi u formalizua edhe me Televizionin Teuta, një media lokale me rëndësi për komunitetin shqiptar në Ulqin.
Në Qendrën Kulturore të Shqiptarëve, ekipi i IKKL-së u takua me znj. Adriana Hoxha dhe znj. Ardita Rama, me të cilat u diskutua për projekte të përbashkëta kulturore dhe pasurimin e bibliotekës së Ulqinit me botime të IKKL-së.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Podgoricë, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar dhe nën kujdesin e Ambasadores Ariana Zherka dhe Kryetarit Faik Nika, organizoi një takim të gjerë me përfaqësues institucionesh, mediash, organizatash dhe aktivistë nga Podgorica, Ulqini, Tuzi, Rozhaja e Hoti, ku u prezantua misioni dhe objektivat e IKKL-së.
“Pas prezantimit, u nënshkruan procesverbale për dorëzim-pranim të materialeve arkivore me: Ali Bardhi përfaqësues i Bashkësisë Islame në Ulqin, Ismet Kallaba redaktor i së përjavshmes “Koha Javore”, z. Gazmend Çitaku ish-udhëheqës i Zyrës së Mercy Corps International për Ulqin, Ali Daci aktivist, studiues dhe koleksionues i dëshmive historike, Albert Bikaj politolog, studiues dhe përkthyes, etj. Kjo vizitë shënon edhe një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal për ruajtjen e kujtesës historike dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, njofton IKKL.
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog
Humans Right Watch i fut në një raport Kosovën e Serbinë, çf...
Zyrtare: Arbër Prekazi prezantohet tek Prishtina e Re
Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gaz...
Qeveria e Shqipërisë rihap TikTok-un