Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu kanë nënshkruar plotësim ndryshimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Ferizajt.
Ministri Vitia tha se ndërtimi i QKMF-së është në funksion të një infrastrukture moderne me synimin që të ofrojë shërbime sa më cilësore për qytetarët e Komunës së Ferizajt, përcjell Arbresh.info.
“Ngaqë në të kaluarën janë identifikuar probleme serioze në zbatimin e kontratës gjatë ndërtimit të spitalit të Ferizajt, bashkërisht si institucione jemi angazhuar që mos të përsëriten pengesat teknike në rastin e ndërtimit të QKMF-së.” , tha Ministri Vitia.
“Sot jam i lumtur që nënshkruam plotësim ndryshimin e marrëveshjes e cila qytetarëve të Ferizajt do t’ua bëjë të mundur në të ardhmen marrjen e shërbimeve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare që është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta. Jemi siguruar që ky projekt në vlerë të 2 milion e 250 mijë euro, të realizohet pa vonesa dhe janë saktësuar përgjegjësitë e palëvë”, shtoi ai
Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, falënderoi Ministrin Vitia për bashkëpunimin dhe përkrahjen veçanërisht pasi që regjioni i Ferizajt ofron shërbime për një numër të madh të popullatës, duke përfshirë edhe komunat tjera përreth.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë, vlera totale e ndërtimit të QKMF-së në Komunën e Ferizajt është 2 milionë e 250 mijë euro.
“Ministria e Shëndetësisë do të ndajë për këtë projekt 2 milionë e 25 mijë euro (90%), ndërsa Komuna e Ferizajt do të participojë me 225 mijë euro apo 10% të vlerës totale, si dhe merr përsipër koston shtesë në rast të tejkalimit të buxhetit të planifikuar.”, njofton Ministria./Arbresh.info.
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët