Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, kanë nënshkruar Amendamentin e Parë të Projekt-Marrëveshjes, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Zvicrës, lidhur me mbështetjen e Këshillit Ndërministror për Ujëra, transmeton arbresh.info.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo Zvicerane kanë një marrëveshje që ka të bëjë me menaxhimin e ujërave në Kosovë.
“Një marrëveshje që ka dhënë efekte dhe rezultate deritashme. Sot ne nënshkruam një marrëveshje që Kosova të mund të menaxhoj me gjendjen e ujrave në tërësi. Sot isha në dijeni se 87% e familjeve të Kosovës kanë ujë të pastër. Ndërsa 4 impiante të ujërave të zeza janë në ndërtim e tri në proces”, tha ai.
Ambasadori Jean-Hubert Lebet ka thënë se kjo është një storie suksesi./arbresh.info
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...