Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar u prit në Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore nga Ministri i Forcave të Armatosura dhe Veteranëve James Heappey.
Ky takim, përveç konfirmimit të mbështetjes nga ana e Mbretërisë së Bashkuar në synimet e Kosovës për integrim në NATO, i paraprinë edhe planit të Kosovës të bashkëpunimit për vitet në vijim, shkroi Mehaj në një postim në “Facebook”.
“Në kuadër të këtij bashkëpunimi është nënshkruar deklaratë e përbashkët ndërmjet ministrave për bashkë-zbarkimin e FSK-së me Ushtrinë britanike në misionet ku angazhohet Mbretëria e Bashkuar me trupat e saj ushtarake”.
“Gjithashtu, gjatë takimit, Ministri Mehaj ofroi mbështetje me të gjitha kapacitetet në kuadër të përpjekjes për të ndihmuar Qeverinë dhe popullin e Ukrainës si dhe ritheksoi qëndrimet tona kundër agresionit rus në Ukrainë”.
“Deklarata e përbashkët për bashkë-zbarkim është e arritur shumë e madhe e Republikës së Kosovës e cila rikonfirmon fuqishëm besueshmërinë e plotë të Mbretërisë së Bashkuar dhe Qeverisë së saj në Ministrinë tonë të Mbrojtjes dhe kapacitetet e forcave tona”./arbresh.info/
Lladrovci uron Bajramin: Paqe, shëndet, harmoni dhe begati n...
Tërnava: Kush i bën keq vendit do të japë përgjegjësi para Z...
Tri ekstradime dhe një transferim i të dënuarve drejt Kosovë...
Real Madridi ka tri opsione për ta përforcuar repartin e mbr...
Abdixhiku uron festën e Bajramit: Uroj që kjo ditë e bekuar ...
Paralajmëron ministri i Jashtëm i Iranit: Britania po merr p...