Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka komentuar planin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë.
Ai ka vlerësuar, gjatë një paraqitjeje një emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se subjekti politik që ai përfaqëson nuk vlerëson se plani i Thaçit do të çonte në ndarje të Kosovës.
Kështu do të duhej që edhe qytetarët e Kosovës ta vlerësonin planin e Thaçit, ka thënë nënkryetari i PDK’së.
Ismaili, që aktualisht mban postin e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, ka thënë se PDK’ja nuk do të ishte pro “një korrigjimi që dëmton sovranitetin e Kosovës”. /Express/
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...
Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Kosovën
Burri gjerman vret babanë dhe mban peng partneren
BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën
Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Sche...
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...