Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, mbajti një konferencë për media para stacionit qendror të Policisë, ku tregoi se njëri nga anëtarët e tij u kërcënua, duke aluduar së këtë e bëri njëra nga partitë kundërshtare në garë.
Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, për Gazetën Express, ka thënë se të gjithë shtabit zgjedhor të partisë së tij në Prishtinë po u vinë kërcënime.
“Dikush po i kërcënon anëtarët e shtabit zgjedhor të Selim Pacollit. Ne presim që ata të kërkojnë falje”, ka thënë Matoshi, duke mos dhënë më shumë detaje se nga kush saktësisht po i vinë kërcënimet ekipit të Pacollit.
Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës u ka kërkuar organeve të drejtësisë që të hetojnë rastin e kërcënimit të anëtarit të AKR-së. Pacolli tha se “kushdo që ka punë mund të më drejtohet mua dhe jo qytetarëve”.
Ndërsa, ai ka lënë të kuptohet se kërcënimet kanë ardhur nga njëra prej partive në garë për kryeqytetin.
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...