Ambasadori në detyrë i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar se nënkolonel Besim Gashi është emëruar Atashe në Republikën Federale Gjermane.
Cufaj i ka uruar mirëseardhje nënkolonel Gashit duke thënë se Kosova është krenare më të kaluarën e saj.
“Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin sot i është shtuar një koleg i ri. Nënkolonel Besim Gashi , Atasheu i Mbrotjes i Republikës së Kosovës do të përfaqësojë vendin tonë si Atashe i Mbrojtjes në Repubublikën Federale të Gjermanisë. Kosova është krenare me të kaluarën e saj dhe vlerat e Ushtrisë Çlirimtare tlë Kosovës nga e cila kanë dalur kuadro që janë shkolluar dhe profesionalizuar në Akademitë më të forta të shteteve aleate. Nënkolonelit Besim Gashi i dëshirova mirëseardhje dhe sukses në Misionin e tij të ri në një shtet kaq të rëndësishëm dhe aleat të pazëvendësueshëm siç është Gjermania” shkruan Cufaj në njoftim./arbresh.info/
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...