Kriminelin serb të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Zeljko Raznatovic Arkan, i vrarë në fillim të viteve 2000 në Beograd, të gjithë e njohim, por nuk e dinim një detaj, që nëna e tij, para se të martohej me babain serb të tij, ishte e martuar me një shqiptar të njohur.
Nëna e Arkanit, Slavka Josifovic, para se të martohej me Velko Raznatovicin, ishte e martuar me luftëtarin partizan shqiptar, Meto Bajraktari, i cili ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e anti-fashistëve në vitin 1943, gjatë luftës nacionalçlirimtare, shkruan gazetametro.net.

Këtë detaj e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, publicisti Shkelzen Gashi, duke cituar librin “Metro Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.
“Ai që e ka vra Meto Bajraktarin në vitin 1943 e ka bërë një dëm shumë më të madh se vrasja e një personaliteti të veçantë të Kosovës, sepse disa vjet pas kësaj vrasjeje, ish-gruaja e Meto Bajraktarit, Slavka Josifovic, u martua me oficerin Velko Raznatovic, me të cilin lindi një djalë, Zeljko Ratnatovic, i cili gjatë viteve 1990, i njohur me nofkën Arkan, kreu krime të tmerrshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë”, shkruan Gashi.
Ai, tutje thotë se informata se Slavka Josifovic ka qene gruaja e Meto Bajraktarit gjendet në librin e Millorad Vavic “Metro Bajraktari: Rruga e Jetës dhe Vepra Revolucionare”.

Gjithashtu dihet se Arkan ka lindur në Prishtinë, dhe një kohë edhe ka jetuar në kryeqytetin e Kosovës, edhe gjatë kohës kur kishte themeluar grupin e tij famëkeq të quajtur “Tigrat e Arkanit”, me të cilët kryente krime në vatrat e luftërave në ish-Jugosllavi.
Emrin “Meto Bajraktari”, vazhdon ta mbajë ende një shkollë fillore në Prishtinë.
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...
Rritet numri i të moshuarve, lindshmëria bie në nivel histor...
Përmbytjet në Francë lënë dy të vdekur, 81 departamente në g...
Gërvalla: MD-ja do t’i ketë 44.6 milionë euro në vitin 2026