Prindërit e ish-presidentit, Hashim Thaçi kanë udhëtuar për në Hagë, ku do të vizitojnë djalin e tyre i cili gjendet në paraburgim që nga viti 2020.
Siç shihet edhe nga pamjet, nëna e ish-presidentit ka vështirësi edhe për të ecur për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së shtyrë.
Ndryshe, takimi i tyre i fundit ishte me 2 shtator 2023, kur Gjykata Speciale kishte aprovuar kërkesën e Thaçit për të takuar babin e tij pasi ky i fundit kishte probleme shëndetësore.
Ish-krerë të UÇK-së, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, po mbahen në paraburgim prej 5 nëntorit 2020 ndërsa procesi gjyqësor ndaj tyre po vazhdon ende./Arbresh.info
Hekuran Gashi: Lehtësim për bizneset – me Qeverinë Kurti 3, ...
PZAP dënon LVV-në me 6 mijë euro
Policia gati për sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të p...
Burim i brendshëm i Juventusit: Livakoviq është në lojë
Pasaporta shqiptare: Procedura për artistët dhe sportistët
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mi...