Dy persona janë arrestuar pas një operacioni nga njësitet policore të Drenasit, pasi të dyshuarit në një dyqan në fshatin Gllobar, kanë shtënë në ajër me armë zjarri dhe kanë arritur që nën kërcënimin e armës, të grabisin para të gatshme nga punëtorët e dyqanit.
Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë ndërmarrë një varg veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e Z. E, 25 vjeç dhe B.M, 23 vjeç.
Personave të arrestuar pasi që u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Vlen të përmendet se i dyshuari Z. E, dyshohet të jetë i përfshirë edhe në një rast tjetër të grabitjes të ndodhur në tetor të vitit 2015, po në të njëjtin dyqan.
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...
Malisheva sot përballet me Dynamo Kyiv në miqësore në Turqi
Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë