Nehat Thaçi konfirmon protestën dhe vetëlëndimin e të burgosurve në burgun e Dubravës

16:49 | 5 Janar 2020
A Z

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Nehat Thaçi ka konfirmuar  për arbresh.info lajmin për protestën e të burgosurve në Burgun e Dubravës.

Sipas Thaçit, protesta e disa të burgosurve në një nga pavijonet në burgun e Dubravës ka ardhur si  pasojë e pakënaqësive të të burgosurve me vendimin e fundit të Presidentit të Republikës së Kosovës rreth faljeve të disa prej të burgosurve.

Drejtori i SHKK-së, tha se  disa nga të burgosurit në shenjë proteste janë vetëlënduar.

“Sot në një pavijon në burgun e Dubravës disa te burgosur , kanë shfaqur pakënaqësi pse s’janë përfshirë në falje nga Presidentit. Por,  kjo nuk e ka cenuar rendin shtëpiak e as sigurinë e Burgut.  Sa i përket të vet lënduarve” në Qendrat Korrektuese janë një numër i caktuar të të burgosurve që kohë pas kohe shfaqin pakënaqësitë e tyre përmes vetëlëndimeve, por shërbimet shëndetësore marrin hapa të menjëhershëm për trajtimin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale