Situatë të tensionuar vazhdon të jetë në Zveçan, ku grupe të serbëve lokalë – mes tyre disa edhe me maska e kapele – qëndrojnë të tubuar para ndërtesës së komunës.
Kordoni i pjesëtarëve të KFOR-it është vënë në afërsi të objektit, ndërsa pjesëtarë të Policisë së Kosovës nuk shihen aty. Sipas raportimeve, policët e Kosovës janë brenda objektit komunal.
Në Zubin Potok raportohet për situatë më të qetë, edhe pse grupe qytetarësh vazhdojnë të qëndrojnë afër ndërtesës së komunës edhe atje. Ngjashëm është situata edhe në Leposaviq, ku një numër njerëzish u larguan nga protesta./REL
Seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit sot
Parashikimi i motit për sot
Policia shkatërron rrjetin e trafikut të drogës në Portugali
Rama tregon pamje nga tuneli i Llogorasë: Bukuri të udhëtimi...
Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së ...
Lushaku-Sadriu: Fat e tendera për familjarë, e fatkeqësi për...