Në Vrellë të Istogut, në ditën e çlirimit të kësaj komune, është mbajtur ceremonia shtetërore e rivarrimit të 34 dëshmorëve të kombit në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”.
Ceremonia, e cila është zhvilluar nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është përcjellë me nderimet më të larta ushtarake nga Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, të cilët kanë nderuar jetën dhe veprën e tyre.
Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës në këtë komunë kanë bërë të ditur se në Kompleksin në Vrellë, në një të ardhme të afërt, do të rivarrosen edhe 17 dëshmorë të tjerë, duke e çuar në 51 numrin e përgjithshëm të dëshmorëve të Istogut.
Kryetari i komunës, Ilir Ferati, ka vlerësuar lart kontributin e dëshmorëve në Ditën e Çlirimit të Istogut./rtk
Dronët dhe raketat ruse sulmojnë Ukrainën para takimit Zelen...
Takim Trump-Zelensky në Florida/ Bisedime për armëpushim, Ze...
Ndërhyrja e Serbisë pritet të ndikojë në votën e pakicës ser...
Arrestohen dy persona për grabitje në Ferizaj
Përfundon procesi i votimit në 25 përfaqësi diplomatike, vot...
Kurti: 5 vjet, 5 fjalë – Nënat, fëmija, veriu, bujqësia, ush...