Në Stantërg të Mitrovicës sot janë përkujtuar dëshmorë e martirë të rënë për liri, në luftën e vitit 1999.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë kryetari i komunës, Agim Bahtiri, kryeparlamentari Kadri Veseli, zyrtarë tjerë institucionalë e ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Me këtë rast janë vendosur lule te heroi Avni Shabani dhe është zbuluar pllaka përkujtimore e dëshmorit Enver Ferizi dhe martirëve Halim Ferizi e Rizah Selaci.
Bahtiri e vlerësoi lart kontributin e shaljanëve në luftën e fundit. Ai tha se plaka e zbuluar do të jetë dëshmi për brezat e ardhshëm për njerëzit që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut.
Përveç Stantërgut, të rënë nga lufta janë kujtuar edhe në Mazhiq.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...