Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19, 17 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe katër pacientë janë në gjendje të rëndë.
Sipas njoftimit të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, tri pacientë janë shëruar nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Arbresh.info.
“Tri pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 17 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta katër pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në raport.
Siç thuhet tutje në raport, numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë gjashtë, një foshnje e gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore.
“18 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë gjashtë, një foshnje e gjinisë mashkullore dhe pesë të gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 247 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 244 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3.461 analiza. 142 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 100 rëntgen, 28 EHO dhe 14 CT-ja”, thuhet në njoftim.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale