Spitalet rajonale në vend as këtë vit nuk i ofrojnë disa shërbime të rëndësishme për qytetarët.
Në mungesë të tyre qytetarët detyrohen të kërkojnë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Shumë shërbime shëndetësore vazhdojnë të mos ofrohen në spitalet rajonale në vend, kështu edhe qytetarë të shumtë referohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kirurgjia abdominale, vaskulare, torakale e kirurgjia e fëmijëve janë vetëm disa nga shërbimet për të cilët pacientët duhet të kërkojnë trajtim në QKUK, pasi që nuk u ofrohen në spitalet rajonale në vendin ky ata jetojnë.
Drejtori i Spitalit të Ferizajt, Jeton Zeqiri, ka thënë për “Zërin” se në Spital u mungon një gamë e gjerë e shërbimeve, duke përfshirë këtu njësinë koronare, neurologjinë, kirurgjinë e fëmijëve e kirurgjinë torakale.
Alarm për bombë në 24 shkolla dhe në Aeroportin e Podgoricës...
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...