Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë konferenca përgatitore në rastin `Januzi dhe të tjerët`.
Seanca e sotme gjatë së cilës trupi gjykues pritet të lëshojë një numër urdhrash gojorë dhe të japë përditësime mbi vendimet gjatë javëve të ardhshme, do të fillojë në ora 14:00.
Ndryshe gjatë seancës së djeshme, trupi gjykues njoftoi se synon të parashikojë fillimin e gjykimit të premten, më 8 nëntor, me deklaratat hyrëse.
Më pas, gjykimi do të vazhdojë me javën e plotë të seancave nga 11 deri më 15 nëntor.
Në këtë drejtim, ekipet e Mbrojtjes duhet të informojnë për disponueshmërinë e tyre gjatë këtyre dy periudhave deri sot në në mesditë më 8 tetor./rtk
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...