Në rrethana të dyshimta humb jetën një femër në Fushë Kosovë

10:51 | 16 Nëntor 2018
M. A.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e djeshme në Bresje të Fushë Kosovës një femër është sjellë nga familjarët e saj pa shenja jete në qendrën e mjekësisë familjare.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Shpërndaje në rrjete sociale